Edouard Mendy po mendon të largohet nga Chelsea në fund të sezonit.
Francezi nuk është më portieri numër një në portën e skuadrës nga Londra që nga ardhja e trajnerit të ri Graham Potter.
Kepa Arrizabalaga ishte zgjedhja e parë e trajnerit Potter, por spanjolli ka munguar në katër ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit.
“Daily Mail” raporton se Potter dëshiron të sjellë te Chelsea portierin e Brightonit Robert Sanchez. Kjo do të komplikonte edhe më shumë punët për portierin Mendy, i cili po shikon opsionet që ka për tu larguar.
Artikuj të ngjashëm