Ledian Memushaj kthehet në Serinë B italiane.
Mesfushori nga Vlora do të luajë për Barin në pjesën e dytë të sezonit, raporton e përditshmja italiane, “Corriere dello Sport”.
Drejtori sportiv i Barit, Sogliano ka arritur marrëveshje me menaxherin e mesfushorit shqiptar, Giuffredi për të bashkuar Memushajn në një ekip me Migjen Bashën.
31-vjeçari do të huazohet nga Benevento te Bari por me të drejtën e blerjes në verë, nëse Bari kthehet në ligën elite të futbollit italian.
Këtë edicion, Memushaj është paraqitur 14 herë me Benevenenton në Serie A.
Artikuj të ngjashëm