Ledjan Memushaj është futbollisti i kombëtares shqiptare që orët e fundit po përflitet shumë për të lëvizur në merkaton e janarit.
Në një raportim të Gazzetta dello Sport zbulohet se fantazisti vlonjat është vënë një shënjestër nga skuadra e Barit, e cila synon në këtë sezon rikthimin në Serie A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMemushaj mendohet se mund të rrisë kualitetin e lojës së skuadrës së Barit në fazën slumuese. Bari pas 21 javësh të Serie B mban vendin e katërt në klasifikimin, me 5 pikë më pak se Palermo kryesuese, transmeton TCH.
Sipas Gazzetta dello Sport, Bari për Memushajn ofron shkëmbimin me mbrojtësin Archimede Morleo. Në fillimin të javës së ardhshme pritet një takim me drejtuesit e Beneventos. Në rast të transferimit në Bari Memushaj do të gjejë një tjetër futbollist të kombëtares në skuadër, Migjen Basha, që është pikë fikse në formacionin e skuadrës së Barit.
Memushaj është pjesë e Beneventos që verës së shkuar, ardhur me huazim nga skuadra e Pescaras. Në këtë sezon me Benevento, Ledjan Memushaj ka luajur 13 ndeshje dhe nuk ka shënuar asnjë gol.