Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka arritur sot në Doha, ku po qëndron me ftesë të Federatës së Futbollit të Katarit.
Ademi në aeroportin e Dohas është pritur nga zyrtarët e FF të Katarit si dhe nga ambasadori i Kosovës, Amir Ahmeti, derisa më pas në selinë e Federatës së Futbollit të Katarit është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet dy federatave nga nënkryetari i FF të Katarit, Saoud Al Mohannadi (që është edhe nënkryetar i Konfederatës Aziatike) dhe nga presidenti Ademi.
Ky memorandum përmban shumë fusha të bashkëpunimit, nga të cilat do të përfitojë futbolli i Kosovës, si në aspektin sportiv edhe në atë menaxherial dhe të marketingut. Presidenti Ademi sonte do të jetë mysafir special i FF të Katarit në ndeshjen e Superkupës së Konfederatës së Azisë ndërmjet skuadrës nga Egjipti, Zamalek, dhe asaj nga Tunisi, Esperance, derisa nesër presidenti Ademi do ta vizitojë Institutin e sporteve të Katarit dhe Institutin e mjekësisë sportive.
-
Më 5 shkurt Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, Agim Ademi kërkon edhe një mandat
-
Kryetari i FFK-së me pozitë në FIFA
-
Ademi thotë se nuk ka informacione se Foda mund të largohet
-
Osmani pret mbështetjen e Katarit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare
-
Duka merr pozitë të rëndësishme në UEFA, Ademi merr “lëvdata e falënderime” nga veteranët dhe përfaqësuesit e klubeve