Sport

Meksika pa kapitenin Guardado kundër Arabisë Saudite

Andre Guardado - Meksika - Katar 2022

Andre Guardado nuk do të paraqitet për Meksikën në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Kupës së Botës.

Ai do të mungojë në ndeshjen kundër Arabisë Saudite, ndeshje që do të luhet të mërkurën, në kuadër të Grupit C.

Në grup me Meksikën dhe Arabinë Saudite janë edhe Argjentina dhe Polonia. Guardado i lënduar në muskul do të mungoj të paktën dhjetë ditë, kanë raportuar mediumet e ndryshme të hënën. Ai u zëvendësua pas pjesës së parë kundër Argjentinës.