Al Faisaly i Jordanisë është prej klubeve që i ka bërë ofertë mesfushorit kosovar Alban Meha.
Por 31-vjeçari të enjten ka mohuar të ketë firmosur me skuadrën më të madhe të Jordanisë, shkruan sot Koha Ditore.
Ai ka thënë se nuk ka vendosur ende për të ardhmen, duke mohuar raportimet se tashmë i është bashkuar Al-Faisalyt, që së fundi për trajner e emëroi serbin Ivan Gvozdenoviq. Gvozdenoviq ka punuar te Kukësi si ndihmëstrajner së fundi, ndërsa më parë ishte edhe te Tirana.
Meha prej fundit të edicionit të kaluar është pa skuadër. Skuadra e tij e fundit ishte ajo turke Konyaspor...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)