Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Medaljet s'janë kujtimet e vetme nga Lojërat Olimpike

Brenda arenave në Pyeongchang sportistët më të mirë dimërorë luftojnë me njëri-tjetrin për medalje, por jashtë atmosfera është më miqësore, derisa sportistët dhe koleksionuesit mblidhen e shkëmbejnë mbërthecka olimpike që shërbejnë si kujtime për çdo edicion të Lojërave Olimpike.

Çdo edicion i Lojërave Olimpike josh entuziastët si Bob Kalmuk nga Kalifornia që udhëton për të përcjellë sporte të ndryshme, të takohet me njerëz dhe të shkëmbejë mbërthecka që janë të krijuara nga skuadrat olimpike, sponsorët dhe transmetuesit.

"Unë jam kapur nga ethet olimpike qysh në vitin 1984 në Los Angeles", ka treguar Kalmuk jashtë qendrës olimpike të patinazhit në një ftohtë të madh.

Ai rrëfen se ka mbledhur me mijëra mbërthecka deri më tash.

"Unë planifikoj udhëtimet që kanë të bëjnë me Lojërat Olimpike. Më pëlqejnë më tepër Lojërat Olimpike Verore, pasi janë më të nxehta", thotë Kalmuk, që ka përcjellë 17 edicione të Lojërave Olimpike... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)