Kur shumica e kampionëve zbresin nga shpatet ose largohen nga akulli në Lojërat Olimpike të Pekinit, atyre u jepet panda prej pelushi që është maskota e kësaj Olimpiada dhe njihet me emrin Bing Dwen Dwen.
Ndërkohë, medaljet iu ndahen më vonë në një ceremoni të veçantë ku mblidhen të gjithë fituesit e ditës. Mirëpo, menjëherë pas garës, fituesit marrin një panda lodër prej pelushi të futur brenda një guaske plastike që është menduar ta përfaqësojë akullin. Bing, në fakt, do të thotë akull në gjuhën kineze. Lodra është e zbukuruar gjithashtu me një kurorë të artë.
Një ritual i ngjashëm ishte edhe në LOD “PyeongChang 2018”, fituesit e medaljeve, fillimisht merrnin nga një tigër të bardhë me vija që ishte maskota e Lojërave dhe njihej me emrin Soohorang.