Meçi i Anthony Joshuas me Kubrat Pulevin nuk do të zhvillohet para tetorit, ndërkohë që në vitin 2021 parashikohet meçi i yllit britanik me Tyson Furyn.
Promotori i kampionit në versionet WBA, IBF dhe WBO, Eddie Hearn ka konfirmuar për Sportsmail që gjasat për luftë me Furyn në këtë vit thuajse nuk ekzistojnë, ndonëse ka pasur raportime tjera.
Kjo situatë kthen fokusin te sfiduesi i detyrueshëm në versionin IBF, Pulev, që është dashur të takohet me Joshuan më 20 qershor në stadiumin e Tottenhamit. Një termin tjetër ishte përfolur për 25 korrik pas krizës me koronavirus.
Hearn ka hedhur poshtë mundësinë e një meçi në verë, duke lënë të hapur mundësinë për tremujorin e fundit të vitit.
“Nuk do të ketë luftë në verë, me gjithë gjërat që po zhvillohen dhe për faktin se nuk kemi ndonjë ide se kur do të lejohen shikuesit. Mendoj se do të jetë në mes të tetorit dhe dhjetorit. Sa më shpejtë do të jetë më mirë, pasi nuk duam që të kaloj një vit në mes të meçeve”, ka thënë Hearn.
-
Joshua do të zgjedhë Furyn për kundërshtar, nëse kushtëzohet të ketë vetëm një meç këtë vit
-
Joshua do të përballet me Furyn ose Duboisin
-
Fury dhe Joshua pritet të boksojnë në shtator
-
Hearn: Nuk ka gjasa të arrihet të hënën marrëveshja për meçin Fury – Joshua
-
Joshua dëshiron të boksojë me Furyn dhe të bëhet kampion i padiskutueshëm