Teknologjia ka ndikuar që në futbollin italian të ketë më pak përjashtime me kartonë të kuq.
Vetëm pesë kartonë të kuq në gjashtë javët e para në Serie A janë një numër vërtet i vogël për një kampionat që karakterizohet gjithmonë nga mbrojtja e fortë.
Kjo është një nga kuotat më të ulëta në futbollin italian, praktikisht një përjashtim në thuajse 12 ndeshje, transmeton kp.
Në një analizë krahasuese me sezonet e kaluara, numri i kartonëve të kuq ka rënë ndjeshëm dhe shumëkush e cilëson si një frikë nga sistemi VAR dhe efektit të korrigjimeve.
Në sezonin 2015-16, pas zhvillimit të gjashtë javëve të para u regjistruan 23 kartonë të kuq, ndërsa vitin e kaluar kishte 12 të tillë, më shumë se gjysma e numrit mbresëlënës të këtij viti.
-
Botëror me më pak faulle e më shumë kartonë të kuq
-
Pse futbollistët në Serie A kanë “shenja” të kuqe në fytyrë
-
Allegri thotë se pas përjashtimit të Ronaldos, VAR-i është i nevojshëm në Ligën e Kampionëve
-
Amnisti shtesë për një finale “pa dhimbje”
-
Milani i pakënaqur me gjyqtarët e ndeshjes Inter – Juventus