Manchester Unitedi nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në “Old Trafford” ndaj Swanseas.
Skuadra e Jose Mourinhos barazoi sot me rezultat 1-1, raporton Koha.net.
Ishte Wayne Rooney ai që i dha epërsinë “Djajve të Kuq” duke shënuar nga penaltia në minutën e 45+3.
Wayne Rooney Penalty Goal ~ Manchester United... by Goalsport
Por, Swansea ia arriti të arkëtojë një pikë falë një supergoli nga gjuajtja e lirë të shënuar nga islandezi Gylfi Sigurdsson në minutën e 79.
Gylfi Sigurdsson Fantastic Free Kick Goal vs... by wittyfu
Me këtë barazim Swansea mban gjallë shpresat për mbijetesë, pasi në vendin e 18 ka 32 pikë, kurse Unitedi vazhdon të luftojë për top katërshe me 65 pikë në vendin e pestë.