Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Me përmbysje dramatike, Hungaria kualifikohet në “Euro 2020”

Me dy gola në minutat e fundit të ndeshjes, Hungaria ka arritur të përmbysë rezultatin ndaj Islandës dhe të kualifikohet në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Loic Nego dhe Dominik Szoboszlai realizuan në minutat 88 dhe në shtesë për të siguruar fitoren e hungarezëve 2:1. Golin e Islandës e shënoi Gylfi Sigurdsson në minutën e 11-të.

Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të finales së plejofit në Ligën A të Ligës së Kombeve.