Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Më në fund, fiton Chelsea

Pas gjashtë ndeshjeve pa fitore, përfshirë edhe përballjen me Dortmundin në Ligën e Kampionëve, Chelsea ka marrë tre pikë në Premier League.

Të shtunën pasdite, Blutë mposhtën Leedsin me rezultat minimal 1:0.

Goli i Wesley Fofanas në minutën e 53-të vulosi fatin e ndeshjes.

Ishte goli i parë i Chelseat që nga 11 shkurti.

Fitorja mban Chelsean në vendin e 10-të me 34 pikë.

Leedsi është i 17-ti me 22 pikë.

Artikuj të ngjashëm