Brian McKeever veçse ishte legjendë e Lojërave Paralimpike për Kanadanë, por ai e vulosi atë të shtunën në mëngjes kur e fitoi medaljen e tretë në Lojërat e Pekinit, karrierën e 16-të të artë në karrierë dhe medaljen e 20-të në total në Lojërat Paralimpike.
Skitari 42-vjeçar në konkurrencën e meshkujve, e fitoi garën me shikim të dobësuar në distancë të mesme në “cross-country”, që u mbajt në qendrën nacionale të biathlonit në Zhangjiakou.
Në ‘lojërat’ e tij të gjashta është e jashtëzakonshme se si nuk e ka humbur ende asnjë garë që prej vitit 2006 kur nisi të merrte pjesë në lojëra paralimpike.
Medalja e 16-të e artë e barazon atë me skitarin gjerman, Gerd Schonfelder. Që të dy kanë më së shumti medalje të arta në Lojëra Paralimpike.
Në lëshim, në qendrën nacionale të skijimit alpin në Yanqing, festuan motrat austriake Aigner. Veronika Aigner e fitoi të artën në sllallomin me pamje të dobësuar në konkurrencën e femrave, e drejtuar nga motra e madhe Elisabeth.
Motra e vogël, Barbara Aigner, e fitoi të argjendtën, pasi doli para sllovakes Alexandra Rexova. Të gjitha medalistet ishin tinejxhere.
Britanikja Menna Fitzpatrick, e cila provoi ta mbronte titullin që e kishte fituar në Pyeongchang, përfundoi e katërta, me 0.45 sekonda vonesë, dhe nuk mori pjesë në podium. Menjëherë pas garës, ajo tha për “Channel 4” se “mund të humbësh brenda një porte, brenda milisekondave”.
Ajo i përgëzoi motrat Aigner dhe tha se standardi i garës është rritur shumë në katër vjetët e fundit.
Millie Knight që vinte nga e njëjta skuadër me Fitzpatrickun, përfundoi në vendin e tetë dhe pasi përfundoi gara, tregoi se vuante nga një lëndim në këmbë e cila e kishte munduar përgjatë tërë Lojërave. Me sportivitet ajo tha se “sllallomi është diçka në të cilin ka probleme gjithmonë, është shumë e dobët aty, por se ishte kënaqësi”.
Megjithatë, pati një shënim pikëllues, kur udhëzuesi i saj, Brett Wilde, njoftoi se pas gjashtë vjetësh dhe katër medaljeve paralimpike, do të kthehej në shërbim të marinës dhe do të ishte fundi i bashkëpunimit. “Ka qenë fantastike”, tha ai. “E kam jetuar ëndrrën për gjashtë vjet”.
“Kanë qenë vitet më të mira së bashku dhe kemi qenë së bashku në momentet më të vështira e më të mira. Do të jetë shumë e vështirë të veproj e të gjej një udhëzues tjetër të nivelit të Brettit”, u shpreh Knight.
Në sllallomin në karrocë, Shona Brownlee e Britanisë përfundoi e nënta, madje u rrëzua në nisjen e parë. Anna-Lena Forster e Gjermanisë e mbrojti titullin që e kishte fituar edhe në Pyeongchang.
Kina është e para në krahasim me shtetet e tjera, si me medalje të arta ku ka marrë 17-të gjithsej, ashtu edhe me medalje të përgjithshme. Kina prin me 57 medalje në total në Lojërat Paralimpike të Pekinit.
Ky shtet në pesë paraqitjet paraprake në lojërat paralimpike kishte marrë vetëm një medalje në Salt Lake City në vitin 2002.
E shtuna ishte dita e fundit me program të plotë në Lojërat Paralimpike. Të dielën për medalje të artë do të luajnë Kanadaja – SHBA-ja. Do të ketë edhe pak gara të tjera dhe më pas organizohet edhe ceremonia mbyllëse e Lojërave Paralimpike të Pekinit.