Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë Kosovë – Madagaskar

Pjesë e parë e miqësores ndërmjet Kosovës dhe Madagaskarit nuk dha ndryshim në rezultat.

Kosova rrezikoi përmes Edon Zhegrovës, i cili sot debutoi në fanellën e Kosovës, transmeton Koha.net.

Megjithatë rastin më të mirë në këtë pjesëlojë e pati Madagaskari që nuk e shfrytëzoi një penalti të akorduar në minutën e 34.

Shtylla i ndali goditjen e futbollistit të Madagaskarit.