Ndeshja Sassuolo – Bologna është mbyllur pa fitues të hënën mbrëma. Kjo ndeshje përfundoi me rezultatin 1:1 dhe i takoi javës së 34-t të Serie A.
Domenico Berardi shënoi golin e epërsisë për Sassuolon në minutën e 15-të, ndërsa Nicolas Dominguez realizoi për barazimin 1:1. Ai shënoi në minutën e 42-të.
Për Sassuolon deri në minutën e 66-të u paraqit mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami. Sassuolo mbetet në vendi ne 13-të me 44 pikë, kurse Bologna në vendin e 10-të me 46 pikë.