Me rezultat të barabartë 1:1 është mbyllur ndeshja miqësore në mes të Polonisë dhe Rusisë. Kjo ndeshje përgatitore është zhvilluar të martën mbrëma.
Të parët që kaluan në epërsi ishin polakët me golin e shënuar në minutën e katërt nëpërmjet Jakub Swierczok. Por, rusët reaguan shpejt, duke e barazuar rezultatin në 1:1, rezultat me të cilin edhe u mbyll takimi miqësor. Golin e barazimit në minutën e 21-të e shënoi Vyacheslav Karavaev.