Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbyllet baras miqësorja Poloni – Islandë

Është mbyllur me rezultat të barabartë ndeshja miqësore në mes të Polonisë dhe Islandës.

Kjo ndeshje miqësore u zhvillua të martën. Islanda ishte dy herë në epërsi ndaj polakëve. Fillimisht në minutën e 26-të shënoi Albert Gudmundsson, ndërsa në 1:1 shifrat i barazoi Piotr Zielinski në minutën e 34-t. Ingi Bjarnason e ngriti epërsinë në 2:1 për Islandën në minutën e 47-të, kurse Karol Swiderski e shpëtoi nga disfata Poloninë. Ai shënoi gol në minutën e 88-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo