Ka përfundua pa fitues derbi në Serie A të Italisë. Interi dhe Napoli luajtën baras 1:1 të dielën mbrëma në ndeshjen që i takoi javës së 29-të të Serie A.
Interi në minutën e 43-të kaloi në epërsi me golin e Matteo Darmianit, kurse në minutën e 81-të shifrat në 1:1 i barazoi Juan Jesus.
Për Napolin deri në fund ta takimit u paraqit kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ndërsa në stol te Interi qëndroi Kristjan Asllani i Shqipërisë.
Interi zë vendin e parë me 76 pikë, kurse kampioni në fuqi Napoli në vendi ne shtatë me 45 pikë.