Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbrojtësi i Arsenalit thotë se e kanë studiuar Kosovën

Qendërmbrojtësi Daniel Ballard që iu bashkua ekipit rezervë të Arsenalit në muajin maj të këtij viti, tha se e kanë studiuar mënyrën e lojës që e bën Kosova, dhe shpreson që ndaj “Dardanëve” të arrihet fitorja e parë, pas 12-të ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

“Me të vërtetë e kemi studiuar kundërshtarin. Vijmë nga disa rezultate negative, por po shikojmë para, drejt lojës së radhës. Duhet të punojmë si ekip dhe të kemi një plan për ndeshjen e së enjtes mbrëma. Mezi presim që të dalim në fushë dhe të japim më të mirën për të fituar”, ka thënë Ballard 23-vjeçar.

Ballard në edicionin që lamë pas luajti me Millwallin në “Championship” të Anglisë. Pati 32 paraqitje në të gjitha garat dhe realizoi një gol.