Tenisti Nick Kyrgios ka goditur një mbledhëse të topave me një top që kishte shpejtësinë 217 kilometra në orë.
Me shërbimin e tij ai e goditi vajzën që filloi të qante nga goditja që e mori në krah.
Incidenti ka ndodhur në përballjen e tenistit problematik me Denis Istomin nga Uzbekistani. Këtë takim e fitoi Kyrgios.