Kylian Mbappe e pranon se do ta dëshironte një finale ndërmjet Paris Saint-Germainit e Juventusit në Ligën e Kampionëve.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë më parë se Juve është rivali kryesor i ekipit të tij në “Champions”, e Mbappe duket se pajtohet me këtë gjë, transmeton KTV.
“Nëse dëshiron ta fitosh këtë garë, duhet të japësh më të mirën. Ronaldo te Juventusi? Ai i dha shkëlqim ligës italiane, fillimisht. Me Ronaldon, italianët do ta kenë përsëri pasion futbollin. Ai i ka sjellë Juventusit diçka të madhe. Ekipi italian mund të bëjë gjëra të mëdha në Ligën e Kampionëve, dhe një finale PSG-Juventus, do ta zgjidhja menjëherë”, ka deklaruar Mbappe.
Artikuj të ngjashëm