Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe mund të gjobitet për heshtje

Sulmuesi Kylian Mbappe pritet të gjobitet nga FIFA për shkak të injorimit të mediave në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Pas ndeshjes me Danimarkën, Mbappe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes dhe pasi mori trofeun, ai u largua pa e dhënë asnjë deklaratë.

Kjo është hera e dytë që Mbappe nuk deklarohet, pasi sulmuesi nuk doli përpara mediave as para ndeshjes me Australinë. Megjithatë, mësohet se heshtja e Mbappes ka të bëjë me marrëveshjen mes sulmuesit dhe Federatës së Futbollit të Francës.

Federata do të paguajë gjobën e FIFA-s, ndërsa Mbappe do të vazhdojë të mbetet i heshtur.

Arsyeja për heshtjen e tij është se në momentin që Mbappe do të paraqitet para mediumeve, ai menjëherë do të pyetet për të ardhmen e tij. Kështu që, si federata nuk dëshiron që Mbappe ta humb fokusin që e ka në Botëror, ku ka shënuar tri gola në dy ndeshje.

Artikuj të ngjashëm