Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe, më i miri në fitoren e Parisit

Kylian Mbappe është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes mes Maccabi Haifas dhe PSG-së. Parisi fitoi 3:1, ndërsa Mbappe shënoi njërin prej golave. Neymar e Lionel Messi shënuan golat tjerë.

“Kushtet ishin pak të vështira, ishte shumë ngrohtë, por është Liga e Kampionëve. Kemi ardhur për të fituar dhe për të forcuar pozitën e parë dhe e kemi bërë këtë. Kemi nisur mirë, kemi luajtur me intensitet, por më pas humbëm tempon dhe pranuam gol. Kemi reaguar mirë, kemi imponuar stilin tonë të lojës dhe e kemi bërë dallimin duke shënuar të dytin e më pas edhe golin e tretë”, ka thënë Mbappe.

“Duhet të përmirësohemi, duhet të punojmë. Ne po punojmë, por na duhen rezultatet. Fakti që të tre prej nesh mund të bëjmë dallimin është një avantazh. Shpresoj që të gjithë ne të vazhdojmë të shënojmë, që do të thotë të fitojmë ndeshjet”, ka theksuar Mbappe.

Artikuj të ngjashëm