Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe, më i miri i ndeshjes

Ashtu si pritej, Kylian Mbappe është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes mes Parisit dhe Juventusit (2:1).

Mbappe vendosi sfidën me dy gola.

“Ka pasur pak dallim mes 35 minutave të parë dhe pjesës së dytë. Ne e dimë se kemi disa dobësi”, ka thënë Mbappe. Ai ka folur edhe për rastin e mirë që humbi kur rezultati ishte 2:0.

“Kam humbur shumë shanse në jetën time. Do të shënoj shumë gola dhe do të humb shumë raste. Këto gjëra ndodhin në ndeshje. Nuk të penalizon rasti i humbur, por mendimi për rastin e humbur. Ka gjëra në të cilat duhet të punojmë. Është normale. Është Liga e Kampionëve. Nëse do të ishte e lehtë, ne do ta kishim fituar tashmë”, ka shtuar sulmuesi.