Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe këshillohet të shkojë te Chelsea

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se është në kërkim të Kylian Mbappes për një kohë të gjatë dhe sipas mediumit “Marca”, klubi i madh spanjoll do të bëjë një tjetër tentativë për ta transferuar yllin francez.

Por Florent Malouda, ish-futbollist i Chelseat, ka këshilluar Mbappen që ai të transferohet te “blutë e Londrës”.

“E kam këshilluar Mbappen të shkojë te Chelsea për një kohë të gjatë. Kam dështuar deri tani, por do të vazhdojë ta bëj një gjë të tillë. Shpresoj që një ditë ta shohim atë në Premier League sepse është liga më prestigjioze në botë. Ai është lider dhe duhet të shikojë se ku do të transferohet. Nuk ka shumë skuadra në botë që mund t’i japin atij, atë që ai dëshiron”, është shprehur Malouda në një intervistë dhënë gazetës spanjolle “AS”.

Artikuj të ngjashëm