Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe me dy golat e shënuar sonte kundër Barcelonës, e ka kaluar legjendën franceze, Zinedine Zidane.
Mbappe tani ka nëntë gola të shënuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, ndërkohë në total 23 gola.
Zidane kishte shënuar tetë gola në fazën e mënjanimit direkt. Ndërkohë, rekordin e mban Karim Benzema me 18 gola, kurse Thierry Henry ka 12-të sosh.