Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe kalon në epërsi Parisin

Sulmuesi Kylian Mbappe e ka kaluar Paris Saint-Germainin në epërsi kundër Real Madridit, në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. Në duelin që po luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu”, rezultati u zhbllokua në minutën e 39-të.

Mbappe pasi mori top nga Neymari, u fut në zonë dhe përtoke mposhti portierin e Realit.

Në fakt, Mbappes pesë minuta më herët iu anulua një gol për shkak të pozitës jashtë loje pas rishikimit me sistemin VAR.

Artikuj të ngjashëm