Franca mbetet e pamposhtur në secilën prej 10 ndeshjeve të fundit që kanë pësuar gol fillimisht.
Të premten mbrëma, Franca i shpëtoi disfatës në Grupin 1 të Ligës A të Ligës së Kombeve, falë golit që e shënoi Kylian Mbappe në fund të ndeshjes.
Franca barazoi në udhëtim tek Austria, 1:1.
Andreas Wiemann shënoi për epërsinë e austriakëve në minutën e 37-të.
Mbappe i barazoi shifrat në minutën e 83-të, ndërsa pak minuta para fundit të ndeshjes, sulmuesi i PSG-së e qëlloi transversalen.
Austria është e dyta me katër pikë, aq sa ka edhe Kroacia në vendin e tretë.
Franca është e fundit me dy pikë, ndërsa grupit i prinë Danimarka me gjashtë pikë.
Ishte ballafaqimi i parë në mes të këtyre dy përfaqësueseve që prej vitit 2009.