Superylli i PSG-së dhe Francës, sulmuesi Kylian Mbappe, i tha një tifozi pas ceremonisë së FIFA-s “The Best” të hënën se ai do t’i bashkohej Milanit nëse do të transferohej në Serie A.
Mbappe zuri vend në 11-shen më të mirë të vitit nga FIFA, ndërsa një tifoz i kërkoi atij të transferohej në Serie A.
Përgjigjja ishte e shpejtë nga reprezentuesi francez, i cili tha se do t’i bashkohej Milanit nëse një ditë do të transferohej në Itali.
Ai më herët ka thënë se lidhja e tij me Milanin është e veçantë. Mbappe pati theksuar se është tifoz i Milanit. Ai madje ka edhe një fotografi të fëmijërisë me fanellën e Milanit.