Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbappe: Do të mësoj te Parisi

Kylian Mbappe, ka thënë se është transferuar te Paris Saint-Germaini që ta tregojë veten.

18-vjeçari të enjten u zyrtarizua si lojtar i Parisit në formë huazimi nga Monaco dhe ka thënë se ka shumë për të mësuar gjatë sezonit në “Parkun e Princave”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Futbolli është vendi ku unë e tregoj veten”, ka thënë ai. “Krejt çka kam bërë është loja e futbollit. Më pëlqen futbolli dhe ishte mirë që u ktheva në fushë”, ka thënë tinejxheri francez pas fitores së përfaqësueses ndaj Holandës.

“Jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh. Mendoj se projekti është ideal për mua që të vazhdojë të mësoj në nivelet më të larta”, ka shtuar ai.