Sulmuesi Kylian Mbappe do të jetë përforcimi i parë i Real Madridit për sezonin e ardhshëm. Gazeta spanjolle “AS” ka raportuar të hënën se Mbappe tashmë ka arritur marrëveshje me krerët e Realit dhe ka caktuar datën se kur do ta firmos kontratën.
Bëhet e ditur se palët janë dakodruar që kontratën ta firmosin në muajin mars të vitit të ardhshëm, saktësisht pas përballjeve të Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit në kuadër të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.
Mbappe tashmë ka njoftuar PSG-në se nuk do ta vazhdojë kontratën, ndërsa me Realin do të firmos për pesë vjet. Ai në “Santiago Bernabeu” do të transferohet si lojtar i lirë.
Artikuj të ngjashëm