Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mayweather konfirmon se “po kthehet nga pensioni” për të luftuar me McGregorin

Floyd Mayweather ka insistuar se ai “zyrtarisht po kthehet nga pensioni” që të luftojë me Conor McGregorin, raporton Sky Sports.

Mayweather i ka thënë luftëtarit të sporteve marciale të përziera që të ndalojë “vajtimin” për paratë dhe të nënshkruajë me shefat e tij të UFC-së, në mënyrë që ata të mund të luftojnë në verë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kampioni i boksit iu tha fansave se të tij se është i lodhur duke dëgjuar justifikimet e McGregorit.

“Ku u përballa me Arturo Gattin, shkova në terrenin e tij dhe ai ishte në kategorinë A, dhe unë isha në B. E mposhta atë dhe nuk qava apo nuk u ankova. Oscar De La Hoya gjithashtu ishte në kategorinë A, dhe unë B, gjithashtu as aty nuk u ankova e as nuk qava. E mposhta atë dhe u bëra edhe unë pjesë e A-së”, është shprehur Mayweather.

“Tani Conor McGregor, zyrtarisht po kthehem nga pensioni që të luftojë kundër McGregorit. Nuk dua më të dëgjoj justifikime për paratë. Nënshkruajë kontratën me UFC në mënyrë që të mund të luftosh me mua në qershor, thjeshtë dhe qartë. Le të luftojmë në qershor, ti je tani në kategorinë B, unë jam A. Jam i lodhur nga këto vajtime për paratë, nëse dëshiron të luftosh, nënshkruaje dhe ta bëjmë”, është shprehur ai.