Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mavraj: Në Kombëtare nuk funksionon asgjë

Mbrojtësi i Kombëtares, Mergim Mavraj, foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes, duke treguar se në skuadrën nuk është duke funksionuar asgjë.

Mavraj komentoi edhe veprimin e tifozëve si dhe nuk është i mendimit që faji i golave të pësuar është vetëm i mbrojtës.

“Është shumë vështirë me gjet një gjë, janë shumë gjëra që nuk funksionojnë. Me thënë të drejtën, asgjë nuk funksionoi. Nuk ecën as sistemi, as mënyra e lojës, as lojtarët si paraqiten, as vullneti as pasioni siç kemi qenë gjithmonë. Me pasion i kemi mbuluar disa gjëra, por të gjitha këto mungojnë.

Ne nuk dorëzohemi. E kemi për detyrë ti përgjigjemi kësa situate. Besoj se ia dalim të gjithë së bashku. Për kontestimin e tifozëve ndaj Panuçit- Nuk është gjë e mirë, duhet respektuar gjërat edhe kur nuk kemi sukses.

Nuk është vetëm mbrojtja që ka gabuar ndaj Ukrainës. Mesfusha e kundërshtarit ka pasur kohë dhe e ka bërë lojën si ka dashur dhe ka ardhur me shpejtësi tek ne. Janë shumë gjëra nuk është vetëm 1 argument”, u shpreh Mavraj.