Që pas lajmet nga klubi i Hamburgu, i cili konfirmoi dëmtimin dhe ku thuhej se nevojitet një periudhë jo më pak se 3 javë për rikuperim, shpresat që Mavraj të ishte pjesë e Kombëtares për ndeshjen ndaj Italisë ishin të vogla.
Megjithatë, duke parë dëshirën dhe përkushtimin e madh të lojtarit, ekzistonte një vije shprese, e cila u shua një ditë më parë kur De Biasi bëri publike listën e lojtarëve të grumbulluar në sfidën delikate ndaj të kaltërve.
Ditën e sotme, me anë të një statusi në profilin e tij në “Facebook”, Mavraj thotë se nuk arriti t’ia dilte të ishte pjesë e Kombëtares në këtë ndeshje, por me shpirt e zemër do të jetë me djemtë e Kombëtares.
“E pamundur për të qenë i gatshëm këtë ndeshje, por me shpirt e zemër jam me çunat e Kombëtares! Shpresoj që dëmtimet mos të më pengojnë më në të ardhmen. Ju dua fort!!!”, shkruan mbrojtësi kuqezi.
-
Mërgim Mavraj nuk do të luajë për Kombëtaren në ndeshjen e ardhshme
-
Mavraj për KOHËN: Nuk e konsideroj befasi nëse Shqipëria kalon grupin
-
Mavraj thotë se është koha për të marrë rezultate pozitive me kombëtaren
-
Mavraj: Arsyeja kryesore pse ika nga Greqia është sepse s’kishte xhami për t’u falur
-
Mavraj: Kërkoj falje, por mos vini në diskutim dashurinë për fanellën