Mërgim Mavraj, shtylla e mbrojtjes së kombëtares, u shpreh mjaft i lumtur për fitoren e Shqipërisë sot dhe për mbajtjen e shiritit të kapitenit.
"Kur mbaj shiritin e kapitenit, ndihem krenar dhe i lumtur, ashtu siç do ndihej çdonjëri prej nesh, por tani duhet t'ia kthej shiritin Agollit, sepse është ai kapiteni ynë. Shiriti është mjaft i rëndësishëm, por më e rëndësishme është fitorja e Shqipërisë", u shpreh Mavraj.
Mbrojtësi i kuqezinjve vlerësoi angazhimin maksimal të djemve të kombëtares dhe premtoi se kombëtarja do të vazhdojë të dhurojë paraqitje pozitive.
Artikuj të ngjashëm
-
Ardian Ismajli: Dita më e lumtur për mua dhe familjen time
-
Berat Gjimshiti krenar me kuqezinjtë
-
Mavraj thotë se është koha për të marrë rezultate pozitive me kombëtaren
-
Mavraj: Arsyeja kryesore pse ika nga Greqia është sepse s’kishte xhami për t’u falur
-
Mavraj: Kërkoj falje, por mos vini në diskutim dashurinë për fanellën