Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mavraj: Grumbullimi me Kombëtaren arritja më e madhe

Mërgim Mavraj 360 gradë në një intervistë për gazetën më të madhe gjermane, “Bild”. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare iu përgjigj të gjitha pyetjeve të gazetarit, duke u përqendruar gjatë edhe te ecuria me skuadrën Kombëtare.

“Pjesëmarrja e Shqipërisë në “Euro 2016” bashkoi të gjitha grupet etnike të kombit tone, sepse ai ishte një turne historik për ne. Thirrja në Kombëtare është nderi më i madh që më kanë bërë në aspektin sportiv dhe arritja ime më e madhe”, ka thënë Mavraj, transmeton Supersport.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vijim, Mavraj flet edhe për çështjet e besimit fetar dhe rutinën e përditshme.

“Besoj në fenë islame, madje kam tre miq imamë, me të cilët jam përherë në kontakt dhe mësoj shumë prej tyre. Jam shumë i disiplinuar në aspektin sportiv, madje edhe kur jam me pushime mendoj përherë se çfarë programi do të ndjek menjëherë pasi të kthehem në stërvitje”, thotë ai.

Një koment, Mavraj e shkëput edhe për bashkëkombasin Taulant Xhaka, duke theksuar se, “ai është një person fantastik, por gjithashtu edhe një model shumë i mirë për të rinjtë shqiptarë”.