Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mati të premten ngjitet sërish në ring

Boksieri i talentuar shqiptar Reshat Mati të premten (nesër) do të ngjitet sërish në ring, ku do ta zhvillojë meçin e nëntë në boksin profesionist.

Mati 22-vjeçar, që njihet ndryshe me nofkën “Ariu Shqiptar”, do të ballafaqohet në një duel në gjashtë raunde me kenianin Dennis Okoth.

Mati është i lindur dhe jeton në Amerikë, ndërsa është pjesë e kompanisë Matchroom, e cila është kompani promovuese e Anthony Joshuas.

Mati i ka fituar tetë meçet e para në boksin profesionist, prej tyre gjashtë me nokaut.

Kundërshtari i Matit i ka katër fitore, katër humbje e një barazim. Meçi do të jetë në kategorinë velter dhe do të zhvillohet në Florida. Do të jetë parameç i duelit për titull bote në peshën e mesme, në versionin IBF, mes Gennadiy Golovkinit dhe Kamil Szeremetas.

Meçi i fundit i Matit me Marcos Mojican: