Juan Mata dhe Nemanja Matiqi kanë marrë detyrën e ndërmjetësuesve të pajtimit për të parandaluar përkeqësimin e marrëdhënies së Paul Pogbas me Jose Mourinhon.
Dallimet në mendime kanë shkaktuar mosmarrëveshje mes menaxherit dhe francezit dhe besohet se kritikat publike ndaj Phil Jonesit dhe Eric Bailliyt kanë shkaktuar edhe më shumë probleme në ekipin e Unitedit që është ndarë në dy grupe, njëri që përkrah portugezin dhe tjetri që përkrah Pogban.
Gazeta “The Sun” ka raportuar se Mata dhe Matiq janë ngritur kundër rebelimit në ekip dhe kanë marrë rolin e kapitenëve për të ndërmjetësuar pajtimin mes dy grupeve, me shpresë për ngritjen e formës gjatë këtij sezoni.
Artikuj të ngjashëm