Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marvin Çuni afër kalimit në Serie A

Marvin Çuni është afër transferimit te klubi i elitës së futbollit të Italisë, Frosinone.

Sulmuesi 21-vjeçar vjen nga të rinjtë e Bayern Munichut, ndërsa në edicionin e kaluar ishte i huazuar te FC Saarbruecken.

“Sky Sport” i Gjermanisë shkruan se Çuni ka mbërritur të mërkurën në Romë për t’i kryer testet mjekësore.

Më pas, ai do të nënshkruajë kontratë trevjeçare, me skuadrën që sivjet e siguroi inkuadrimin në elitën e futbollit italian.

Në edicionin e kaluar, në rangun e tretë të futbollit gjerman, Çuni realizoi 13-të gola në 32 ndeshje.

Ai ka gjashtë paraqitje për U19 të Shqipërisë.

Artikuj të ngjashëm