Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe një shqiptar në Serie A

Kampionatit italian i është shtuar edhe një futbollist shqiptar. Të enjten pasdite Frosinone ka njoftuar për angazhimin e sulmuesit Marvin Çuni.

21-vjeçari deri më tani ishte te Bayerni, por jo në ekipin e parë. Çuni ka firmosur me Frosinonen kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

Çuni është i lindur në Gjermani, por është nga Shqipëria. Ai ka luajtur huazim te disa skuadra gjermane.

Ka disa paraqitje për Shqipërinë U19. Frosinone edicionin e kaluar ishte e para në Serie B dhe kështu edicionin e ardhshëm luan në Serie A.