Lautaro Martinez ka shënuar supergol për Interin, por që në fund doli të mos jetë i mjaftueshëm. Liverpooli avancoi falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë. Interi në Anfield, të martën, fitoi 1:0.
“Ne kemi shfaqur karakter, kemi treguar se duam të avancojmë. Ne kemi luajtur mirë edhe në shtëpi. Sonte shënuam gol dhe luajtëm në një sulm në një stadium ku është kaq vështirë të luash”, ka theksuar Martinez për Sky Sport.
“Duhet të shikojmë para për ndeshjet e ardhshme. Duhet të mësojmë nga kjo paraqitje dhe të mundohemi të përmirësohemi”, ka shtuar Martinez.
Artikuj të ngjashëm