Lautaro Marinez është ndarë i kënaqur me dy ndeshjet e Interit ndaj Milanit. Interi fitoi 1:0 të martën dhe siguroi vendin në finalen e Championsit.
“Kemi bërë punë të madhe në të dy ndeshjet. Çelësi ishte te grupi. Kam pasur përvojë të ngjashme në Botëror: nëse jeni të bashkuar, ju luani këto ndeshje të rëndësishme në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Lautaro Martinez për Sky Italia.
“Sa herë që dal në fushë mundohem të jap më të mirën për të ndihmuar bashkëlojtarët. E kemi ditur se kemi këtë mundësi për të siguruar finalen e Championsit dhe sonte kompletuam punën tonë”, ka shtuar Martinez.