Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, ka folur për sezonin e kaluar nën drejtimin e Simone Inzaghit, për planet për edicionin e ri si dhe Botërorin që luhet në fund të vitit në Katar.
Martinez në sezonin e fundit realizoi 21 gola në 34 ndeshje të elitës së futbollit italian.
“Ëndrra ime është që të luaj me Argjentinën në Kupën e Botës. Synimi im është që ta bëj më të mirën dhe të provoj të përmirësohem çdo ditë. Unë do të punoj fort dhe do jam përgjegjës për çdo gjë që e bëj”, ka thënë Martinez, shkruan “Football-Italia” të premten.
Argjentina synon ta fitojë Kupën e Botës pas një kohe shumë të gjatë.
Diego Maradona e kishte bërë diferencën në vitin 1986.
Artikuj të ngjashëm