Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Martina Hingis tërhiqet nga tenisi

Tenistja e madhe zvicerane, Martina Hingis, ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga sporti në fund të turneut final të WTA-së këtë javë, ku 37-vjeçarja është duke luajtur në turneun në çifte përkrah Chan Yung-jan të Tajvanit. Hingis është fituese e disa turneve Grand Slame.

"Duke shikuar prapa, është gati e vështirë të besohet se gati saktësisht 23 vjet më parë unë bëra debutimin tim në arenën profesioniste", ka shkruar Hingis të enjten në faqen e saj në Facebook. "Vitet që kanë pasur kanë qenë më shpërblyeset e jetës sime, si në aspektin personal ashtu edhe profesionist, por besoj se është koha të pensionohem, gjë që do të bëjë pas meçit tim të fundit në Singapor".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pensionimi i Hingisit është i treti në karrierën e saj të gjatë dhe të lavdishme, gjatë së cilës ka fituar 25 Grand Slame që nga debutimi në vitin 1994, përfshirë pesë në konkurrencë individuale, shtatë në çifte të përziera dhe 13 në çifte te femrat...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.