Legjenda e futbollit të Brazilit, Marta, e cila së fundmi është kthyer nga një lëndim që e la jashtë fushës për 11 muaj, ka marrë një tjetër lëndim dhe do të mungojë në duelin “Finalissima” kundër Anglisë në “Wembley”.
Sulmuesja 37-vjeçare, e cila luan për Orlando Pride, kishte probleme me ligamente të gjurit. U rikthye në fushë në muajin shkurt në “SheBelieves Cup”, por tani do të pushojë sërish.
Marta ka 174 paraqitje dhe ka realizuar 115 gola për Brazilin.
Por ajo nuk do të paraqitet në ndeshjen e fitueses së Evropianit, Anglisë, dhe fituesit të Kupës së Amerikës për vitin 2022, Brazilit.
Ky ballafaqim zhvillohet më 6 prill.
Artikuj të ngjashëm
-
Pas lëndimit në Botëror, Saliba pritet të mungojë gjatë
-
Man. Unitedi konfirmon lëndimin e rëndë të Ugartes
-
E konfirmuar, lojtari i rëndësishëm i mungon Brazilit në Botëror
-
Futbollistja ikonike e udhëhoqi Brazilin drejt titullit të nëntë në Copa America
-
Arsenali, klubi i Premier Leagues më i “prekur” nga Botërori