Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marseille e humb ndeshjen e parë nga Panathinaikosi

Skuadra e madhe franceze, Marseille, është mposhtur në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Marseille të mërkurën në mbrëmje u mposht nga Panathinaikosi me rezultatin 1:0, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Apostolos Nikolaidis” në Athinë.

Nga minuta e 65-të, Marseille luajti pa Geoffrey Kondogbian që mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Golin e fitores për vendësit e shënoi sulmuesi Bernard, në minutën e 83-të.

Mesfushori Enis Çokaj ishte në bankën rezervë te skuadra greke.

Ndeshja kthyese luhet pas një jave në Francë.