Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marquinhos prezantohet te Arsenali

Braziliani Marquinhos është prezantuar të hënën te Arsenali. Sulmuesi 19-vjeçar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Klubi nga Londra ka paguar rreth 4 milionë euro për brazilianin e zhvilluar te Sao Paolo.Marquinhos luajti 33 ndeshje për ekipin e parë, ndërsa ka luajtur edhe për Brazilin U6 dhe U17. Ai do t’i bashkohet Arsenalit në javët e ardhshme. Drejtori teknik i Arsenalit, Edu ka thënë se e kanë përcjellë një kohë të gjatë brazilianin.

“Ne jemi të kënaqur që kemi kompletuar transferimin, pasi Marquinhos ishte një lojtar që e kemi përcjellë për një kohë të gjatë. Ai është ende shumë i ri dhe llogaritet një lojtar i së ardhmes. Mezi presim që ai të na bashkohet në përgatitje dhe t zhvillohet te ne”, ka thënë Edu të hënën për faqen zyrtare të klubit.

Artikuj të ngjashëm