Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maroku do ta ndërtojë stadiumin e dytë më të madh në botë

Maroku ka njoftuar për ndërtimin e një stadiumi spektakolar, që do të jetë i dyti më i madh në botë dhe më i madhi në Afrikë.

Synimi i marokenëve është që të jenë nikoqirë të finales së Kupës së Botës 2030.

Nikoqir të Botërorit bashkë me Marokun do të jenë edhe Spanja dhe Portugalia.

Plani i deritashëm ka qenë që nikoqir i finales së Botërorit pas shtatë vjetëve të jetë “Santiago Bernabeu”, stadiumi i Real Madridit.

Por, marokenët po shikojnë mundësinë që ta prishin këtë plan.

Stadiumi do të ndërtohet në qytetin Casablanca. Parashihet t’i akomodojë rreth 113 mijë tifozë, ndërsa do të nisë së ndërtuari në vitin 2025 e do të përfundojë në vitin 2028.

Edhe Zgjedhjet e FIFA-s mund të jenë vendimtare për finalen e Botërorit 2030 Futboll Zgjedhjet e FIFA-s mund të jenë vendimtare për finalen e Botërorit 2030

Vlerësohet se ky stadium do të kushtojë 470 milionë euro.

Maroku planifikon që t’i rinovojë edhe stadiumet në Tangier, Rabat, Agadir, Marrakesh dhe Fez. Në këto stadiume do të organizohen ndeshjet e Kupës së Afrikës pas dy vjetësh.

Një miliard e 300 milionë euro pritet të investohen nga Qeveria marokene, deri në nisje të Kupës së Botës.