Sport

Marina Yudanov rrëfen vështirësitë e tenisit në rangjet e ulëta

Marina Yudanov është tenistja e 530-të në ranglistën botërore. Është një statistikë jo e jashtëzakonshme që fsheh një storie të jashtëzakonshme, shkruan BBC.

Në fillim të vitit 2017, 29-vjeçarja po fitonte më tepër se 30 mijë funte (rreth 34 mijë euro) në vit si inxhiniere e Volvos në vendlindjen e saj, Suedi, përcjell Koha Ditore.

Ajo dukej financiarisht e sigurt në qytetin e madh Gothenburg. Por, diçka po i mungonte.

Kështu ajo e hodhi veten në jetën e vështirë të rangjeve të ulëta të tenisit profesionist, duke kërkuar atë që po i mungonte.

Ajo financon këtë rrugëtim testues për veten, duke dhënë çdo gjë në fushë dhe duke kursyer shumë jashtë fushës. Bën rrugëtime të gjata me veturë apo autobus në vend se të paguajë bileta të shtrenjta aeroplani, merr me qira ndonjë dhomë në vend se të marrë ndonjë dhomë në hotel, nganjëherë ndan dhomën me lojtaren, me të cilën do të përballet ditën tjetër.

"Asgjë që po them nuk do të thotë se po ankohem, unë nuk jam duke bërë këtë. Jam shumë falënderuese që kam mundësi të bëj këtë, por është shumë e vështirë", thotë suedezja.

Kjo është storia e saj, një botë larg nga pasuria që ekziston në majën e tenisit.

Yudanov tregon për një ngjarje që i ndodhi në prill të vitit 2019....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)